Orari i ndeshjeve gjysmëfinale të Superkupës

Basketboll

Orari i ndeshjeve gjysmëfinale të Superkupës

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 11:12
Orari i ndeshjeve gjysmëfinale të Superkupës

Sonte janë kompletuar çiftet gjysmëfinaliste në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Dje janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale.

Nga ora 16:00 u zhvillua sfida mes Rahovecit dhe Trepçës, me mitrovicasit që fituan 71-74. Kurse, nga ora 19:00 u takuan Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi, me suharekasit që triumfon me rezultatin 93-73.

Ndërkaq, të mërkurën kalimin në gjysmëfinale e siguruan Peja që mposhti Prishtinën dhe Prizreni 16 që fitoi ndaj Dritës.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen sot (e premte), teksa orari është ky:

Prizreni 16 – Peja, ora 16:00.

Trepça – Golden Eagle Ylli, ora 19:00.

Si ndeshjet çerekfinale, edhe ato gjysmëfinale dhe finalja do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat