Istogu dhe Vëllaznimi me 100 për qind fitore

Basketboll

Istogu dhe Vëllaznimi me 100 për qind fitore

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 22:48
Istogu dhe Vëllaznimi me 100 % fitore

Istogu dhe Vëllaznimi kanë vazhduar me fitore në Ligën e Parë të Meshkujve në basketboll.

Derbin e javës e fitoi Istogu, që mundi në Pejë, skuadrën e Boreas me rezultat 62:66, në një ndeshje dramatike, ku në minutën e fundit rezultati ishte 62:62, por istogasit ishin më të vëmendshëm në fund, duke regjistruar fitoren e katërt në katër ndeshje, kurse pejanët kanë dy fitore dhe dy humbje.

Fitoren e katërt e regjistroi edhe Vëllaznimi, që mundi Prishtinën e Re në kryeqytet 42:68. Prishtinasit kanë dy fitore dhe dy humbje.

Dardanët kanë shënuar fitoren e parë pas tri humbjeve, duke mundur New Basket 95:66, kurse prizrenasit kanë dy fitore dhe dy humbje.

Vushtrria ka mundur AS Prishtinën në udhëtim 88:89, ku vushtrriasit kanë tri fitore dhe një humbje, ndërsa prishtinasit një fitore dhe tri humbje.

Marigona Hill Prishtina ka shënuar fitoren e parë për këtë edicion, duke mundur Feronikelin 70:115, ndërkohë që nga Drenasi mbetet pa fitore.

Liga e Parë – Java 4

Dardanët - NEW Basket 95:66

Prishtina e Re - Vëllaznimi 42:68

Borea - Istogu 62:66

Feronikeli - Marigona Hill Prishtina 70:115

AS Prishtina - Vushtrria 88:89

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat