Kosova do të garojë në FIBA Europe Cup

Basketboll

Kosova do të garojë në FIBA Europe Cup

Më: 25 janar 2022 Në ora: 16:03
Kosova do të garojë në FIBA Europe Cup

Kosova 3x3 do të paraqitet sërish në garat ndërkombëtare në të dyja konkurrencat.

Lojtarët/et që do të përfaqësojnë Kosovën 3x3 do të marrin pjesë në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që do të mbahet në Limassol të Qipros më 4 dhe 5 Qershor 2022.

Në këtë turne te meshkujt do të marrin pjesë: Qipro, Shqipëria, Andorra, Azerbajxhani, Irlanda, Kosova, Luksemburgu dhe Malta, e më pas do të hidhet shorti final.

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave do të garojnë Qipro, Andorra, Irlanda, Kosova, Luksemburgu dhe Malta. Po ashtu do të hidhet shorti se në cilin grup do të jenë Dardanet. Kjo është hera e dytë që Kosova 3x3 do të garojë në konkurrencën e femrave.

Kombëtaret kampione në kualifikime marrin pjesë në FIBA EUROPE CUP.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se turneu selektiv se kush do të garojë për Kosovën do të zhvillohet nga 30 Prilli deri më 1 Maj 2022.

FBK gjithashtu ju njofton se nga ky edicion do të fillojë edhe Liga në 3x3, garë që do të pranohet edhe nga FIBA, kurse detajet rreth pjesëmarrjes dhe zhvillimit të kësaj lige do të jepen më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat