Istogu mposht Vëllaznimin, kualifikohet në finale

Basketboll

Istogu mposht Vëllaznimin, kualifikohet në finale

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:07
Istogu mposht Vëllaznimin, kualifikohet në finale

Istogu ka mundur Vëllaznimin me rezultat 75:74 (20:15, 25:18, 20:22, 10:19), duke u kualifikuar në finale të Kupës së Ligës së Parë.

Çereku i parë ishte interesant, ku istogasit për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë me shifrat 20:15. Istogasit kanë vazhduar me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë edhe më shumë, ku më e larta ishte 18 pikë, 37:19, por kuqezinjtë ngushtuan shifrat, ndërsa pjesa e parë me rezultat 45:33.

Skuadra nga Istogu sërish u shkëput në rezultat 56:39, ndërsa skuadra nga Gjakova sërish afron rezultatin në 65:55, sa ishin shifrat pas 30 minutash.

Në dhjetë e minutat e fundit u zhvillua dramë e vërtetë. Liderët e Ligës së Parë afrojnë shifrat minimalisht në 73:72, duke e bërë sfidën shumë interesante, e më pas edhe në 75:74, duke pasur aksionin e fundit, që nuk e realizuan me sukses dhe Istogu u kualifikua në finale ku e pret fituesin e ndeshjes Neë Basket-Vushtrria, që zhvillohet nesër nga ora 14:00.

Te Istogu u dalluan Sam Taylor me 16 pikë, tetë kërcime dhe nëntë asistime, Dardan Maxharraj me 15 pikë dhe Shndrit Llapi me 14, kurse te Vëllaznimi u dalluan Bardh Rexha me 15 pikë e 19 kërcime, Atik Koshi me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Besnik Azemi me 17 pikë e nëntë kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat