Kosova mundet në fund nga Turqia

Basketboll

Kosova mundet në fund nga Turqia

Më: 6 mars 2022 Në ora: 17:20
Kosova mundet në fund nga Turqia

Kosova U14 ka pësuar humbje nga bashkëmoshatarët e tyre nga Turqia me rezultat 65:74 (20:17, 10:18, 19:20, 16:19), në turneun e YDF-së që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Dardanët e rinj zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe rezultati ishte i ngushtë deri në momentet e fundit, kur turqit ishin më të përqendruar për të shënuar fitore.

Basketbollistët e rinj kosovarë e nisën ndeshjen mirë, me një epërsi prej shtatë pikësh, 13:6, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, derisa çereku i parë përfundon 20:17.

Periudha e dytë i takoi kombëtares kundërshtare, që e fitoi këtë pjesë 10:18, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 30:35. Epërsia e tyre u thellua në dhjetë pikë, 38:48 në periodën e tretë, megjithatë Dardanët ngushtuan shifrat në 49:55, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante. Kosova hyri në një seri të suksesshme, duke kaluar në epërsi 59:55, por kjo ishte e tëra, pasi pësoi humbjen e parë pas dy fitoreve radhazi, kurse turneun e përfundon të dielën me ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore.

Te Kosova u dallua Edin Bacevac me 33 pikë.

Ndërkohë, vashat e Kosovës pësuan nga Turqia me rezultat 26:64 (10:15, 9:18, 4:17, 3:17). Dardanet e reja treguan një paraqitje të mirë në pjesë e parë, ndërsa dallimi u bë në periudhën e dytë. Kosova U14 e femrave ka një fitore e dy humbje, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvillon të dielën ndaj Maqedonisë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat