Penza për herë të dytë mund Flamurtarin e Vlorës

Basketboll

Penza për herë të dytë mund Flamurtarin e Vlorës

Më: 9 mars 2022 Në ora: 21:53
Penza për herë të dytë mund Flamurtarin e Vlorës

Penza për herë të dytë në këtë edicion në Ligën Unike të Femrave e ka mundur Flamurtarin e Vlorës. Pejanet shënuan fitore me rezultat 77:69 (17:20, 18:23, 21:11, 21:15), në ndeshjen e mbetur të xhiros së gjashtë.

Çereku i parë ishte shumë interesant, ku loja ishte e barabartë, pa pasur shkëputje të madhe nga asnjëra skuadër, dhe kjo pjesë përfundoi 17:20.

Lojë e barabartë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, deri tre minuta nga fundi i pjesës së parë, kur vashat mysafire krijuan epërsi deri në 11 pikë, 32:43, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 35:43.

Por, pjesën e dytë më mirë e nisën kampionet e Kosovës, duke ngushtuar shifrat minimalisht 44:45, e më pas duke barazuar rezultatin në 47:47, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:54.

Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, pejanet ishin më të vëmendshme, duke krijuar epërsi deri në 11 pikë, 77:66 dhe triumfuan në fund 77:69. Tashmë të dy skuadrat kanë nga shtatë fitore e dy humbje.

Te Penza u dallua Hilaire Kaela me 28 pikë, katër kërcime e katër asistime, kurse te Flamurtari u dallua Laura Johnson me 22 pikë e 12 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat