FBK mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës

Basketboll

FBK mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:43
FBK mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku kanë marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) si delegatë.

Po ashtu ka marrë pjesë edhe Leart Hoxha, anëtar i Bordit të FBK-së në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të KOK-ut, ku paraqiti para delegatëve Raportin e këtij Këshilli për vitin 2021 të KOK-ut.

Të pranishëm në Asamble ishin 101 delegatë nga 112 sosh, numër që më pas u reduktua në 77, pasi disa delegatë lëshuan sallën.

Asamblistët unanimisht aprovuan rendin e ditës, procesverbalin e Asamblesë së Punës 2020 dhe Asamblesë Zgjedhore, raportin e punës 2021, raportin financiar 2021, raportin e auditimit 2021, raportin e këshillit mbikëqyrës, planin e veprimit 2022 dhe planin financiar 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat