Motiejunas kritikon ashpër: Beogradi është vendi i gabuar...

Basketboll

Motiejunas kritikon ashpër: Beogradi është vendi i gabuar...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2022 Në ora: 12:25
Motiejunas kritikon ashpër: Beogradi është vendi i gabuar...

Drejtori i klubit të basketbollit Zhalgiris, Paulius Motiejunas, kritikon ashpër Beogradin. Ai tha se kanë gabuar shumë që Beogradit iu është dhënë organizimi i Final Four.

“Si lituan, duke parë një pamje të tërë të luftës, do të thosha se është koha dhe vendi i gabuar për të pasur një finale të katërshes së Euroliga në Beograd. Vendimi është marrë më herët dhe nuk ka mënyra për ta zhbërë. Por nëse më pyesni, a është vendi i duhur, unë do të thosha jo”.

Media serbe “Kurir” ka shkruar me neveri për deklaratën e lituanit. “Kryetari i Komitetit Organizativ të Final Four së Euroliga, Goran Sashiq iu përgjigj kolegut të tij nga Zhalgiris, Paulius Moteijunas.

Ai i dërgoi një letër të hapur kolegut të tij Paulius Motieunas, i cili një ditë më parë në mënyrë të ulët dhe të vrazhdë kritikoi Serbinë dhe Beogradin si organizatorë të turneun final të kompeticionit më të fortë europian të basketbollit.

Kujtojmë, Paulius Motiejunas nga Zhalgiris ka shkruar se Serbia dhe Beogradi nuk e meritojnë të organizojnë finale”, shkruan media serbe.

Duhet kujtuar se Cërvena Zvezda bëri gjestin më të ulët në takimin me Zhalgiris, nuk e pranoi panon ku shkruante: Ndaloni luftën në Ukrainë!
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat