Joel Embiid duhet t’i nënshtrohet një operimi

Basketboll

Joel Embiid duhet t’i nënshtrohet një operimi

Më: 24 prill 2022 Në ora: 21:41
Joel Embiid

Shënuesi më i mirë i sezonit të rregullt në NBA, Joel Embiid po përballet me një lëndim.

Qendra e Philadelphia 76ers po vazhdon fazën post-sezonale në ‘Play Off’, ku nuk po i mungon shkëlqimi.

Gjithsesi, një dëmtim minor vazhdon ta shoqërojë atë. Ky problem kërkon operim.

Sipas Adrian Wojnarowski, Embiid do të duhet t’i nënshtrohet një operimi për ligamentet, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, kjo procedurë do të duhet të presë deri në fund të sezonit të 76ers.

Embiid këtë edicion ishte lojtari me mesataren më të lartë të pikëve të shënuara për ndeshje gjatë sezonit të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat