Ftohen basketbollistet të marrin pjesë në turneun 3x3

Basketboll

Ftohen basketbollistet të marrin pjesë në turneun 3x3

Më: 28 prill 2022 Në ora: 14:54
Ftohen basketbollistet të marrin pjesë në turneun 3x3

Federata e Basketbollit e Kosovës edhe këtë vit do të organizojë Turneun Selektiv në 3x3, që njëkohësisht do të jetë turneu i parë i këtij edicioni në 3x3 në Kosovë. Ky turne mbahet më 7 dhe 8 Maj.

Në këtë turne mund të garojnë tetë skuadra te femrat, andaj FBK bën ftesë që të paraqiten sa më shumë vajza.

Zhvillimi i basketbollit 3x3 është në Planin Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës, kurse femrat në basketboll janë ndër pesë qëllimet kryesore të FBK-së, që synon të masivizojë lojën 3x3, dhe njëkohësisht edhe femrat në këtë sport.

FBK gjithnjë i ka kushtuar rëndësi masivizimit të basketbollit të femrat dhe turneu 3x3 është një mundësi e mirë, që sa më shumë basketbolliste të marrin pjesë në këtë turne.

Afati për paraqitje është nga data 1 maj deri më 6 maj në ora 16:00. Kushti kryesor për paraqitje është që lojtarët të kenë profil të konfirmuar në play.fiba3x3.com, kurse shorti do të bëhet në mënyrë automatike, në bazë të rangimit të lojtarëve/ekipeve në rang listën e FIBA-s. 

Lojtarë të ekipit fitues do të përfshihen në ekipin kombëtar të Kosovës, kurse kualifikimet për FIBA EUROPE CUP sivjet Kosova i zhvillon në Qipro. Në rast se kalohen kualifikimet, kombëtarja e Kosovës do të garojë në FIBA EUROPE CUP, që zhvillohet në Graz të Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat