Flamurtari e Partizani fitojnë gjysmëfinalet e para, prenotojnë finalen e titullit

Basketboll

Flamurtari e Partizani fitojnë gjysmëfinalet e para, prenotojnë finalen e titullit

Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:04
Flamurtari e Partizani fitojnë gjysmëfinalet e para, prenotojnë finalen e titullit

Në Vlorë dhe Tiranë janë luajtur dy ndeshjet e para gjysmëfinalet e para të play off-it në basketboll për femra. Flamurtari e Partizani hodhën hapin e parë drejt finaleve, duke fituar sfidat e para gjysmëfinale.

Flamurtari mundi me lehtësi 76-52 Studentin, në një ndeshje të dominuar nga basketbollistet vlonjate. Vendaset nuk e vunë në asnjë moment në dyshim fitoren, duke qenë gjithnjë në epërsi.

Omerbasic me 22 pikë e 17 rebound, ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin, që udhëheq 1-0 serinë e takimeve. Sfida e radhës do të luhet më 1 maj në kryeqytet.

Në derbin mes Partizanit dhe Tiranës, skuadra e “kuqe” fitoi 96-91, sfidë më e ekuilibruar dhe me emocione. Ekipet luajtën të hapura, me shumë hapësira në mbrojtje, duke e bërë mjaft tërheqëse ndeshjen.

Gjithsesi, Partizani u tregua më i saktë në momentet vendimtare, duke e merituar fitoren. Aida Palko me 29 pikë e 11 rebound ishte më e mira për Partizanin. Për Tiranën u dallua Klea Verri me 36 pikë, por që mbetën për statistikë.

Gjysmëfinale-Femra

Nd.1, Flamurtari – Studenti, 76-52

Nd.1, Partizani – Tirana, 96-91

Nd.2, Studenti – Flamurtari, 1 maj

Nd.2, Tirana – Partizani, 1 maj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat