Rushiti: Edhe në ndeshjen e ardhshme presim fitore

Basketboll

Rushiti: Edhe në ndeshjen e ardhshme presim fitore

Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:23
Rushiti: Edhe në ndeshjen e ardhshme presim fitore

Skuadra e  basketbollit “Çair 2030” e ka nisur me fitore fazën e play-off-in për kualifikim në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut në sezonin e ardhshëm garues.

Çairasit shënuan fitore të thellë kundër Partizan Vodno Sans me rezultat 105-78, duke kaluar në epërsi prej 1-0 në serinë “më i miri në tre” ndeshje.

Kapiteni Arbin Rushit kontribuoi me 7 pikë, 8 asistime dhe 4 kërcime.

“Ndeshja ishte mjaft e mirë. Fituam me diferencë +30 pikë. Si lider i ekipës u mundova tu mundësojë bashkëlojtarëve një lojë më të mirë edhe të përshtatshme”, deklaroi kapiteni Arbin Rushiti për Open-TV.

“Në ndeshjen e radhës jemi mysafir te klubi Partizan Vodno Sans. Jemi në avantazh prej 1-0. Presim që sërish të dalim fitues dhe kualifikohemi në gjysmëfinale të play-offit”, tha playmekeri Rushiti.

Ndeshja e ardhshme mes Partizan Vodno Sans dhe Çair 2030 do të luhet pas dy ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat