Ekipi i Kosovës mposhtet nga Luksemburgu

Basketboll

Ekipi i Kosovës mposhtet nga Luksemburgu

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 16:06
Ekipi i Kosovës mposhtet nga Luksemburgu

Përfundojnë garat edhe për meshkujt!

Kosova 3x3 ka përfunduar garat edhe në konkurrencën e meshkujve.

Ekipi i Kosovës është mundur nga Luksemburgu 10:19, duke përfunduar garat në FIBA Europe Cup. 

Djelmoshat e Kosovës e filluan më mirë ndeshjen me një epërsi prej tre pikësh, 5:2, e më pas edhe 8:3, por më pas kishte një rënie, dhe këtë e shfrytëzoi Luksemburgu duke barazuar rezultatin në 8:8, e më pas për të kaluar në epërsi 8:11 dhe 9:16, ndërsa në fund pësoi 10:19. 

Kjo humbje ishte ndeshja e fundit e Kosovës në FIBA Europe Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat