Westbrook, 47 milionë dollarë për një tjetër rast

Basketboll

Westbrook, 47 milionë dollarë për një tjetër rast

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 14:18
Westbrook, 47 milionë dollarë për një tjetër rast

Russell Westbrook ka shfrytëzuar opsionin e kontratës për pagën prej 47 milionë dollarësh dhe do të luajë sërish për Los Angeles Lakers sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për vitin e fundit të një kontrate 5-vjeçare prej 206 milionë dollarësh, të firmosur kur luante ende në Oklahoma City, ku mbajti veshur fanellën e Thunder për plot 11 sezone. Russell ka luajtur pastaj dhe për Houstonin, Washingtonin dhe Lakers, por ka gjetur një shtëpi të përhershme.

Nuk është se kishte shumë zgjedhje të arsyeshme, pasi nëse do të hiqte dorë nga ky opsion, do t’i duhej të testonte merkaton, por pas një sezoni negativ nuk do të kishte pasur kurrë mundësinë për të fituar kaq para. Westbrook është 9 herë pjesëmarrës i All Star dhe MVP i kampionatit në 2017, pavarësisht një viti për t’u harruar për rendimentin personal dhe rezultatet e skuadrës. Lakers e nisnin me pritshmëri për titull, por nuk arritën të kualifikohen as në play-off, në një sezon ku shënoi një mesatare prej 18.5 pikësh, 7.4 rikuperimesh dhe 7.1 asistesh për ndeshje.

Wesbtbrook është 33 vjeç, nuk është se ka mbaruar, por thjesht i duhet të jetë më efikas. Ka goditur me një përqindje prej më pak se 30% për trepikëshat dhe është poshtë 67% në goditjet e lira. Shumë pak për ëndrra të mëdha.

Zërat e interesimit të Los Angeles për Kyrie Irving, drejt largimit nga Brooklyn, kanë qenë insistues. Ka patur madje dhe hipoteza për një ofertë të Lakers me Westbrook të përfshirë si kundërshpërblim për Nets.  Pastaj si Irving dhe Westbrook, që kishin hyrë në vitin e fundit të kontratës, ushtruan opsionin e qëndrimit.  Westbrook u zgjodh si përforcim nga Lebron 12 muaj më parë dhe tani nuk mund ta hedhë tej si një bluzë që hyn në ujë pas një të lare. Westbrook nuk gjeti kurrë harmoninë me trajnerin Vogel, por është deklaruar entuziast për Ham, zëvendësin për të cilin ka shpenzuar fjalë të mira.

Lakers, me hir a me pahir, kanë vënë bast gjithçka për treshen James-Davis-Westbrook, që zë tërë hapësirën e pagave, duke lënë thërrime për trupën mbështetëse, që do të do ndryshohet.

Nga 3 të mëdhenjtë, Wesbtrook ishte i vetmi që e mbylli sezonin rregullisht në fushë, duke luajtur 78 ndeshje për Lakers. Ishte i fundit që u dorëzua edhe pse më pak kthjelltësi, kur “play in” dukej ende i mundshëm, me Lebron dhe Davis në infermeri.

Lakers do të nisen nga e njëjta bazë, prezencat, pasi Lebron është 37 vjeç dhe nuk mund të luajë në formën më të mirë 82 ndeshje të sezonit të rregullt dhe pastaj dhe “play off”-in. Davis ka qenë gjatë karrierës për një kohë të gjatë në infermeri si një kristal i bukur, por i brishtë.

Rob Pelinka, menaxher i përgjithshëm i Los Angeles Lakers, deklaroi se nga Westbrook presin një kontribut sidomos në mbrojtje. Komandon Lebron, por besohet se është një dëshirë që e ndan gjithë skuadra. Wesbtrook, një atlet i jashtëzakonshëm, hyri në Ligë si një mbrojtës i madh, ishte një specialist i asaj zone të fushës në kampionatin e universiteteve, por gjatë viteve u transformua në një mbrojtës mesatar e më pas mediokër.

Në sulm ai dhe Lebron ecin me shpejtësi të ndryshme, nuk janë perfektë për të luajtur së bashku, pasi nuk ka saktësinë për të goditur kur ka dublim të dyfishtë mbi Lebron dhe nuk është më as mbrojtësi që mund t’i mbulojë shpatullat, por mund të bëjnë më shumë sesa u pa në sezonin e parë të tyre së bashku.

Westbrook nuk mund të qëndrojë në një qoshe dhe të provojë trepikëshat, Lebron duhet ta fusë në lojë në tranzicion, kur di si të jetë akoma i pamarkueshëm. Bashkëjetesa e rinovuar nis nga një bazë: nëse vendosin ta mbajnë, Lakers duhet t’i japin besimin maksimal Westbrook, që është një talent bujar, që jep gjithçka, por që ka nevojë të ndihet i vlerësuar, i vënë në qendër të projektit për të dhënë më të mirën. Diçka e domosdoshme për të bërë që të funksionojnë Lakers-at e sezonit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat