Mediat paralajmërojnë ndërrim senzacional

Basketboll

Mediat paralajmërojnë ndërrim senzacional

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:58
Mediat paralajmërojnë ndërrim senzacional

Mediat në Shtetet e Bashkuara në Amerikë, raportojë se drejtuesit e skuadrës së Los Anxhelos Lejkers janë afër marrëveshjes me skuadrën e Bruklin Netsit, për të kryer ndrrimin e basketbollistëve.

Sipas mediave, drejtuesit e Lejkersave, janë gati të dërgojnë Rasell Uestbrukun në drejtim të Bruklinit, ndërsa në kahje tjetër të niset Kajri Irving.

Ky i fundit dëshiron që të luajë me Lebron Xhejmsin, me të cilin ishte në 3 finale të NBA-së, dhe së bashku triumfuan në vitin 2016 me Klivlendin.

Mediat raportojnë se me kalimin e Uestbrukut në Bruklin, nga atje do të largohet edhe Kevin Duranti, i cili ishte gjatë kohë në “luftë” me Uestbrukun dhe kjo ishte arsyeja e largimit të tij nga Oklahoma Siti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat