Bardh Istrefi, shënuesi më i mirë në Evropian

Basketboll

Bardh Istrefi, shënuesi më i mirë në Evropian

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 08:43
Bardh Istrefi

Basketbollisti i Kosovës U18, Bardh Istrefi është renditur i pari në bazë të pikëve të shënuar në Kampionatin Evropian për U18, Divizioni B që është zhvilluar në Rumani.

Istrefi ka arritur që në shtatë ndeshjet që i ka zhvilluar për Përfaqësuesen e Kosovës të realizojë 156 pikë, me mesatare 22.3 pikë të shënuar për ndeshje.

Kosova U-18 e ka mbyllur kampionatin me një fitore ndaj Qipros dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e 21-të.

Bardh Istrefi gjithashtu ka qenë pjesë e Përfaqësueses U20.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat