Çdo 5 orë nga 3 milionë dollarë të hyra

Basketboll

Çdo 5 orë nga 3 milionë dollarë të hyra

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 11:29
Çdo 5 orë nga 3 milionë dollarë të hyra

Michael Jordan konsiderohet si njëri prej sportistëve më të mëdhenj në histori dhe basketbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Legjenda e këtij sporti vazhdon të fitojë para më shumë se që kishte fituar gjatë karrierës së tij.

Dhe, e gjithë kjo falë bashkëpunimit me kompaninë e veshjeve sportive Nike, të cilin e kishte nisur qysh në vitet e 80-ta.

Në fakt, kompania amerikane e kishte prodhuar një seri të atleteve të quajtur Jordan” dhe ajo nisi të shkonte “flakë”.

Në vitin 1984, Nike shpresontë t’i fitonte 3 milionë dollarë për 4 vjet nga shitja e “patikave” Jordan.

Ndërsa tash, sipas reviztës së specializuar për statistika, “Forbes”, Nike i fiton nga 3 milionë dollarë për çdo 5 orë nga shitja e atleteve “Jordan”.

Ndërkohë, Nike e paguan ish-basketbollistin e Chicago Bulls 410 mijë dollarë në ditë, ndërsa ai i kishte marrë plot 150 milionë dollarë në muajin 2021.

Jordan në fakt i merr nga 5% për çdo shitje të brendit me emrin e tij.

Nike i fiton 15 milionë dollarë çdo ditë nga shitja e “Jordan Brand”.

Asnjëra nga këto fitime nuk do të ishte e mundur nëse Michael Jordan nuk do të ishte aq i suksesshëm sa që ishte brenda parketit të basketbollit.

Falë bashkëpunimit me Nike, ai është bërë miliarder, ndërsa kompania amerikane ka gjeneruar shuma marramendëse të parave duke ia pa hairin Jordanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat