Spanja mposhti Gjermaninë, në finale takohet me Francën 

Basketboll

Spanja mposhti Gjermaninë, në finale takohet me Francën 

Nga: K. G. Më: 16 shtator 2022 Në ora: 23:38
Spanja

Basketbollistët e Gjermanisë dhe Spanjës u ndeshën sonte në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian dhe kombëtarja spanjolle siguroi fitoren me rezultat 96:91 dhe një vend në finalen e madhe.

Lorenzo Brown udhëhoqi spanjollët drejt fitores me 29 pikë dhe gjashtë asistime. 

Nga ana tjetër, Dennis Schroder shënoi 30 pikë për gjermanët. Përveç tij, Franz Wagner dhe Andreas Obst shtuan nga 15 pikë.

Në finale takohen Spanja dhe Franca.

Finalja mes Spanjës dhe Francës luhet të dielën nga ora 20:30 në Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat