Teuta dhe Apolonia me pikë të njëjta

Basketboll

Teuta dhe Apolonia me pikë të njëjta

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:23
Pamje nga një ndeshje

Ka nisur java e 6-të e Suplerigës në basketboll për meshkuj dhe surprizat nuk kanë munguar. Ekipi kampion i Teutës u mund 83-78 nga Kamza Basket, në një ndeshje ku ekipi nga Kamza pati epërsi shumicën e kohës dhe e meritoi fitoren.

Edhe pse miqtë nga Durrësi e nisin më mirë ndeshjen, shpejt ndjejnë presionin që ushtrojnë lojtarët e Kamzës, ku dallohet Gray me 33 pikë. Për Teutën u dalluan Hysa e mason me nga 20 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e dytë sezonale.

Në krye të renditjes bashkë me Teutën ndodhet edhe Apolonia, debutuesja e këtij sezoni. Fierakët arritën një fitore të lehtë ndaj Vllaznisë së vendit të fundit me shifrat 91-57. Robert me 21 pikë e Curtis me 20 bënë diferencën në fushë për fierakët.

Superliga-Meshkuj, java e 6-të

Apolonia – Vllaznia, 91-57

Kamza Basket – Teuta, 83-78

Tirana – Besëlidhja, 13 nëntor

Renditja: Teuta 10 pikë, Apolonia 10 pikë, Tirana 9 pikë, Besëlidhja 8 pikë, Kamza Basket 8 pikë, Vllaznia 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat