Trepça: Të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Yllit shkojnë për riparimin e shtëpive

Basketboll

Trepça: Të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Yllit shkojnë për riparimin e shtëpive

Më: 26 janar 2023 Në ora: 18:56
Trepça

KB Trepça ka njoftuar se të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Yllit do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara.

Kjo u njoftua nga klubi mitrovicas në faqen e tyre në Facebook.

“Sfidat janë për tu tejkaluar së bashku!

Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen KB Trepca vs Kb Golden Eagle Ylli do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara”, thuhej në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se Kosova u godit nga vërshimet ditëve të fundit, teksa komuna që u godit më së shumti ishte ajo e Skënderajt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat