KB Peja përforcohet me amerikanin, Marvin Jefferson

Basketboll

KB Peja përforcohet me amerikanin, Marvin Jefferson

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 21:36
Marvin Jefferson

KB Peja ka nisur me ndryshimet pas formës së dobët në xhirot e fundit.

Pas largimit të Khaliq Spicer, klubi pejan ka arritur marrëveshje me Marvin Jefferson.

Basketbollisti amerikan luan në pozitën e qendrës, teksa është i gjatë 206 centimetra.

Jefferson karrierën e ka ndërtuar duke luajtur në Francë, Turqi, Poloni dhe Meksikë.

37-vjeçari pritet që të hënën t’i bashkohet Pejës dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat