Ponte Prizreni luan me Trepçën, Vëllaznimi e pret Bashkimin

Basketboll

Ponte Prizreni luan me Trepçën, Vëllaznimi e pret Bashkimin

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:12
Ponte Prizreni luan me Trepçën, Vëllaznimi e pret Bashkimin

Java e 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë disa ndeshje mjaft interesante.

Kjo javë do të nisë këtë shtunë, kur në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.

Ndeshja e parë për sot është ajo mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori” pas dakordimit mes dy klubeve, shkaku se palestra “Sezai Surroi” është ende në rinovim.

Prizrenasit kanë shtatë fitore e 14 humbje, ndërsa mitrovicasit 12 fitore e nëntë humbje, prandaj kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00.

Java e 22-të në Superligë nis sot me dy ndeshje – Ponte Prizreni luan me Trepçën, Vëllaznimi e pret Bashkimin

Java e 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë disa ndeshje mjaft interesante.

Kjo javë do të nisë këtë shtunë, kur në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.

Ndeshja e parë për sot është ajo mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës. Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori” pas dakordimit mes dy klubeve, shkaku se palestra “Sezai Surroi” është ende në rinovim.

Prizrenasit kanë shtatë fitore e 14 humbje, ndërsa mitrovicasit 12 fitore e nëntë humbje, prandaj kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00.

Kurse, nga ora 19:00, në palestrën sportive “Shani Nushi” do të zhvillohet ndeshja mes Vëllaznimit dhe Bashkimit, që gjithashtu ka rendësi të madhe për të dy skuadra.

“Kuqezinjtë” ndodhen në vendin e gjashtë me tetë fitore e 13 humbje, ndërsa “Portokallezinjtë” janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 12 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat