Derbi pejan në elitën e basketbollit të femrave

Basketboll

Derbi pejan në elitën e basketbollit të femrave

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 16:06
Orari i ndeshjeve

Java e dytë në Superligën e Femrave do të sjellë disa ndeshje interesante.

Vëmendja kryesore këtë javë do të bartet në Pejë, ku zhvillohet derbi i dy klubeve nga i njëjti qytet, Penza dhe Peja 03.

Penza fitoi në xhiron e parë (mposhti United Basketball), kurse Peja 03 kishte pësuar nga Prishtina. Sfida do të zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.

Superliga këtë javë hapet me ndeshjen, që zhvillohet këtë të premte në Prizren, ku Bashkimi është nikoqir i United Basketball. Prizrenaset janë favorite, pasi fituan Superkupën dhe ndeshjen e parë në elitë, duan të vazhdojnë me fitore.

Prishtina udhëton në Mitrovicë për ndeshjen me Trepçën, përballje që zhvillohet të shtunën në orën 13:00. Prishtina në xhiron e parë ka shënuar fitore ndaj Peja 03, ndërsa Trepça ishte mposhtur nga Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat