Fituesi i Ligës Unike, Vëllaznimi i Gjakovës, ka justifikuar humbjen e sotme me rezultat 86:63 nga Golden Eagle Ylli në Therandë, në kuadër të javës së 27-të të Siperligës së Kosovës në basketboll.
Një humbje që ia ndryshon edhe renditjen në klasifikim.
Golden Eagle Ylli renditet në vend të katërt me 41 pikë e Vëllaznimi në të gjashtin me 40 sosh.
“Mposhtemi nga ekipi i Golden Eagle Yllit, në një ndeshje me dy mungesa të pesëshes startuese, si dhe për të potencuar faktin se brenda 11 ditëve të fundit, skuadra ka zhvilluar 4 ndeshje, e ku 2 prej tyre i ka fituar në vazhdime dhe kjo normalisht se ndikon në rënien e formës, pasi lodhja është evidente.
Falenderim të veçantë, juve që erdhët të na përkrahni sonte në Therandë, si dhe lojtarit tonë të gjashtë Kuqezinjë të Jakovës, që su ndalët së përkrahuri ekipin gjatë tërë kohës!
Ne si gjithmonë nuk ndalemi, andaj shihemi menjëherë në vikend, në tempullin tonë të zjarrtë "Shani Nushi" të Gjakovës, ty ku e presim ekipin e Prishtinës”, njofton KB Vëllaznimi.