Tirana fiton edhe sfidën e dytë “play out” ndaj Elbasanit,

Basketboll

Tirana fiton edhe sfidën e dytë “play out” ndaj Elbasanit,

Më: 17 prill 2025 Në ora: 11:57
Pamje nga ndeshja

Ekipi i Tiranës në basketboll për meshkuj do të luajë në Superligë edhe sezonin e ardhshëm. Bardheblutë fituan thellë 103-55 ndaj Elbasanit në sfidën e dytë play out.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan u fitua pa probleme nga miqtë, që kështu fituan 2-0 serinë e takimeve dhe do të vazhdojnë të luajnë mes më të mirëve edhe sezonin tjetër.

Ashtu si në ndeshjen e parë, Elbasani luajti pa basketbollistët e huaj, çka bëri që diferenca mes skuadrave të ishte e madhe, duke e kthyer sfidën në një stërvitore për bardheblutë.

Për Tiranën realizuan pikë 11 lojtarë. Elbasani, që u rendit i dyti në Kategorinë e Parë, do të vijojë të luajë në këtë kampionat edhe sezonin tjetër.

Play Out-Meshkuj

Nd.1, Tirana – Elbasani, 140-58

Nd.2, Elbasani – Tirana, 55-103 (0-2)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat