Ndeshja e parë mes Bashkimit dhe Trepçës po zhvillohet, por pa praninë e tifozëve në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Kjo ndodhi për shkak se Komisioni i Arbitrazhit i Federatës së Basketbollit e dënoi skuadrën e Bashkimit me një ndeshje pa shikues.
Megjithatë, adhuruesit e Bashkimit kanë gjetur një mënyrë kreative për ta ndjekur këtë përballje.
Në qendër të Shadërvanit në Prizren është vendosur një ekran gjigant, ku tifozët po e shikojnë drejtpërdrejt ndeshjen mes Bashkimit dhe Trepçës.
Përmes fotove të siguruara nga gazeta “Bota sot”, mund të shihni atmosferën e zjarrtë që po mbretëron në Shadërvanin e Prizrenit.
