Ekipi i Bashkimit përkundër lojës së mirë në tre çerekët e parë, nuk ia doli që të kualifikohet në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup në basketboll.
Anwil Wloclawek ka shënuar fitore me rezultat 93:71 (21:21, 25:21, 18:17, 29:12) ndaj Bashkimit.
Bashkimi nuk i mjaftoi fitorja e parë me 80:75 në Prizren ndaj ekipit nga Polonia.

Pamje nga ndeshja
Bashkimi e nisi mirë ndeshjen, duke krijuar epërsi deri në 6 pikë (4:10), pastaj vendasit këndellen dhe e përmbysin atë.
Ekipi polak avancoi me 14:12, 17:12, duke u barazuar 21:21.
Anwil pati një seri të mirë duke e thelluar epërsinë në 13 pikë (40:27) dhe për t’u ngushtuar në 46:42 në minutën e 20-të.
Çereku i tretë u karakterizua me lojë të mirë dhe rezultati ishte 58:55 në minutën e 28-të dhe 64:59 në minutën e 30-të.
Në minutën e 33-të ekipi polak thelloi epërsinë në 10 pikë (71:61). Në minutën e 27-të rezultati në semafor ishte 86:67, çdo gjë ishte e fikur për prizrenasit,
Me një fjalë, çereku i fundit ishte fatal për ekipin prizrenas.
Ekipi polak ngadhënjeu me rezultat 93:71 ndaj prizrenasve.
Basketbollisti Isaiah Cousins realizoi 16 pikë e De'Quon Lake 15 sosh, të cilët ishin më efikasi të Bashkimi.
Dhe të mikpritësit, Michal Michalak është më efikas me 18 pikë.