Hapoel, Valencia dhe Zalgiris udhëheqin Euroleaguen

Basketboll

Hapoel, Valencia dhe Zalgiris udhëheqin Euroleaguen

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 11:38
Pamje nga ndeshja

Pas vetëm 2 raundesh Euroleague në basketboll për meshkuj ka dhuruar surpriza.

Një trio surprizë është në krye të renditjes me pikë të plota, duke fituar në dy sfidat e luajtura këtë javë: Hapoel Tel Aviv, Valencia dhe Zalgiris Kaunas.

Izraelitët, që debutojnë në Euroleague, fituan 87-81 në fushën e Anadolu Efes.

Humbjen e parë pësoi skuadra kampione në fuqi e Fenerbahce, që u mund 84-81 në fushën e lituanezëve të Zalgiris Kaunas.

Fitoret e para në këtë turne korrën Real Madrid e Barcelona, që fituan ndaj rivakëve grekë, respektivisht ndaj Olympiacos e Panathinaikos. Mirë po paraqitet Valenciam, me dy fitore, pas suksesit 103.-94 ndaj Virtus Bologna.

Euroleague-Raundi i 2-të

Partizan Beograd – Armani Milano, 80-78

Bayern Munich – Crvena Zvezda, 97-88

Real Madrid – Olympiacos, 89-77

Zalgiris Kaunas – Fenerbahce, 84-81

Monaco – Dubai Basketball, 103-81

Anadolu Efes – Hapoel Tel Aviv, 81-87

Villeurbanne –Baskonia Gasteiz, 102-95

Panathinaikos – Barcelona, 96-103

Valencia Basket – Virtus Bologna, 103-94

Maccabi Tel Aviv – Paris Basketball, 94-101

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat