Media boshnjake: Turpi i Kroacisë në Kosovë

Basketboll

Media boshnjake: Turpi i Kroacisë në Kosovë

Nga: K.Goca Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 11:07
Pamje nga ndeshja

As në Kroaci e as në Bosnjë dhe Hercegovinë dot nuk e besojnë disfatën me 20 pikë (89:69) të Cibonës së Zagrebit nga Bashkimi në Prizren, në kuadër të xhiros së katërt të Grupit J të Europe Cup në basketboll.

Media boshnjake “Sportsport” shkruan me titull bombastik: “Turpi i Kroacisë në Kosovë: Gjigantët u mbuluan me djersë të ftohta, më mirë të mos e shikojnë rezultatin”.

“Skuadra autsajdere e Grupit, Bashkimi, e priti liderin   Cibonën, dhe përgatiti një befasi të madhe.
Bashkimi e shkatërroi Cibonën me rezultatin 89:69.

Kështu që i ka shkaktuar ekipit të Cibonës humbjen e parë në Europe Cup”, shkruan më tej.

“Për Bashkimin, kjo ishte fitorja e parë në grup dhe ata i lanë vetes gjasa teorike për të përfunduar të dytët në grup.

Nga ana tjetër, Cibona e ndërlikoi situatën sepse ata kanë edhe dy ndeshje në grup, kundër Dijonit dhe Reggianas, dhe me një performancë katastrofike si në Kosovë, ata mund ta vendosnin veten në një pozicion të vështirë, edhe pse kishin gjithçka në dorë”, shkruan media boshnjake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat