Skuadra kampione e Oklahoma vazhdon të dominojë sin ë Konferencën e Perëndimit ashtu dhe në NBA, duke mposhtur sot 126’102 Golden State. Alexander Shai me 28 pikë e 11 asist mbetet lider për Oklahoma, me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon (11 fitore, 1 humbje).
Fiton pa problem ekipi i Denver, që mundi 122-108 Sacramento jashtë fushe. Nikola Jokic me 35 pikë e 15 rebound ishte më i mir në fushë.
Fitoren më të thellë të ditës e korri Utah Jazz, që mposhti 152-128 Indiana. Lauri Markkanen realizoi 35 pikë për Jazz, ndërsa 27 pikët e Siakam për miqtë nuk mjaftuan.
Jashtë fushe fiton Toronto, që mundi 119-109 Brooklyn, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë (Ingram me 25 pikë e Quickley me 24 pikë më të mirët).
Zhgënjen sërish Boston, që u mund në fund 102-100 nga Philadelphia, me dyshen Edwards-Maxey që realizoi 43 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Brooklyn – Toronto, 109-119
New York – Memphis, 133-120
Oklahoma – Golden State, 126-102
Philadelphia – Boston, 102-100
Utah Jazz – Indiana, 152-128
Sacramento – Denver, 108-122