Elita e basketbollit vjen sonte me dy duele interesante

Basketboll

Elita e basketbollit vjen sonte me dy duele interesante

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Elita e basketbollit të Kosovës, vjen sonte me dy ndeshjet e para të xhiros së dhjetë.

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës apo nënkampionit dhe kampionit të Kosovës. Sfida në Prizren pritet të jetë e zjarrtë me Portokallezinjtë që kanë shtatë fitore e dy humbje, ndërsa mitrovicasit pesë fitore e tri humbje. Prizrenasit e nisën edicionin me shtatë fitore radhazi, por më pas pësuan dy humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ në një edicion mjaft interesant kanë pesë fitore e tri humbje. Duhet theksuar se, të dy skuadrat morën pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.

Të mërkurën do të ndeshen Vëllaznimi me Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë janë në formë të mirë me dy fitore radhazi, derisa në përgjithësi kanë tri fitore e gjashtë humbje, ndërsa therandasit kanë dy fitore e shtatë humbje.

GO+ Peja do të përballet me Borën të enjten. Pejanët kanë shtatë fitore e dy humbje, kurse prishtinasit tri fitore e pesë humbje.

Sfidë interesante shihet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahoveci 029, ku të dy skuadrat kanë nga katër fitore e pesë humbje.

Superliga/Java 10

E mërkurë

18:45 Bashkimi – Trepça

18:45 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli

E enjte

18:45 GO+ Peja - Bora

18:45 Sigal Prishtina -  Rahoveci 029

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat