Detroit mbron kreun në Lindje

Basketboll

Detroit mbron kreun në Lindje

Më: 2 janar 2026 Në ora: 11:20
Pamje nga ndeshja

Detroit mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes në NBA pavarësisht humbjes 118-112 ndaj Miami në shtëpi.

Ndeshje me rivalitet, ku për miqtë nga Florida u dallua Powell me 36 pikë, ndërsa 31 pikët e Cunningham mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton edhe Houston, që mposhti 120-96 Brooklyn.

Të gjithë titullarët e Nets realizuan  mbi 14 pikë. Mirë u paraqit edhe Philadelphia, që falë 34 pikëve e 11 rebound të Tyrese Maxey, triumfoi 123-108 në fushën e Dallas.

Nuk zhgënjen skuadra e Clippers, që korri fitoren e gjashtë radhazi, duke mundur 118-101 Utah Jazz. Për vendasit u dallua Kawhi Leonard me 45 pikë.

Fiton edhe Boston, 120-106 ndaj Sacramento, ndeshje ku diferencën e bëri Brown me 29 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Brooklyn – Houston, 96-120

Detroit – Miami, 112-118

Dallas – Philadelphia, 108-123

Sacramento – Boston, 106-120

Clippers – Utah Jazz, 118-101

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat