Trepça vazhdon dominimin në Superligë

Basketboll

Trepça vazhdon dominimin në Superligë

Më: 28 mars 2026 Në ora: 19:11
Trepça

Trepça ka arritur fitoren e radhës në Procredit Superliga.

Kampionët në fuqi, mposhtën Borën me rezultat 79-64 duke vazhduar kështu dominimin në basketboll.

Më i miri i ndeshjes ishte Shaquan Jules i Borës, i cili pati një superparaqitje duke shënuar 20 pikë me 16 reboundsa dhe 2 asiste, por që nuk i mjaftoi të thente rekordin e mitrovicasve.

Trepça, mbetet në krye të tabelës me 49 pikë, ndërsa Bora e 3-ta me 40 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat