Policia angleze arreston shqiptarin, i kishte 40 mijë paund me vete në makinë

Diaspora

Policia angleze arreston shqiptarin, i kishte 40 mijë paund me vete në makinë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:34
Ilustrim

Arrestohet nga policia angleze një shqiptar që posedonte 40 mijë pound me vete.

Mediet  angleze bëjnë me dije se shqiptari quhet Florim Sula dhe se përdorte patentë të falsifikuar. Në momentin kur policia rrugore i bëri shenjë të ndalonte, 23 vjeçari i dha më shumë gaz makinës, duke ecur me 100 km në orë, për t’iu larguar policisë.

Megjithatë pavarësisht tentativës, shqiptari u kap nga policia vendase. Në makinën e tij u gjendën 40 mijë paund dhe patenta e falsifikuar.

Dje, 30 korrik, Gjykata e Luton e dënoi me 22 muaj heqje lirie, për akuzat për drejtim të të rrezikshëm të makinës dhe posedim dokumentesh të rreme identifikuese.

Mësohet se 23-vjeçari, ka thënë në Gjykatë se punonte si kamerier në Shqipëri dhe kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për të shlyer një borxh familjar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat