Kokainë me vlerë 3 mln €, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Kokainë me vlerë 3 mln €, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:41
Ilustrim

Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.

Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të policisë së Ankonës, ku u sekuestruan 21.5 kg kokainë mjaft e pastër që sipas autoriteteve italiane kishte destinacion tregje të ndryshme të shitjes ilegale me një përftim rreth 3 milionë euro.

Kokaina ishte mbështjellë në 20 pako dhe fshehur në një valixhe që u gjet në bagazhin e një automjeti.

Guardia di Finanza e Ankonës informon se operacioni është ekzekutuar më datë 6 janar 2022, por për motive hetimi që janë ende në fazë paraprake, është bërë publik mëngjesin e sotëm. Operacioni është ekzekutuar në territorin e komunës së Sant’Elpidio (Fermi) në provincën e Ankonës, pas identifikimit të një automjeti që në orët e para të mëngjesit (mjaft herët) udhëtonte me shpejtësi shumë të lartë.

I ndjekur në distancë nga një patrullë e Guardia di Finacës, është verifikuar se drejtuesi shqiptar i tij, ka ndaluar pranë një makine tjetër të parkuar, ka marrë nga bagazhi i saj dy pako te vogla, e po me shpejtësi është larguar me automjetin e tij. Patrulla e Guardia di Financës me dyshimin se po kryente një grabitje i kanë kërkuar të ndaloj. Shqiptari nuk i është bindur urdhërit, është përplasur me automjetin e policisë e ka shtuar shpejtësinë. Pas disa minuta ndjekjeje, në rrugët e Sant’Elpidio, të ngjashme me një film aksioni, financierët italianë kanë mundur të bllokojnë shqiptarin në afërsi të qendrës së qytezës.

Guardia di Finanza ka rekuperuar dy pakot me kokainë të hedhura në rrugë nga dritarja e mjetit në lëvizje, e më pas kanë zbuluar në bagazhin e automjetit tjetër të parkuar, një valixhe brenda së cilës ndodheshin 18 pako të tjera kokainë. Pesha totale e kokainës së sekuestruar është 21.5 kg e cilësia e saj është mjaft e pastër. Vlera përfituese e kokainës, sipas komunikimit zyrtar të Financës do t’i sillte trafikante një fitim rreth 3 milionë euro.

Policia po punon për zbulimin e rrjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat