Dalin përgjimet/ Kush është shqiptari që ndihmonte bosin e Cosa Nostras në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut

Diaspora

Dalin përgjimet/ Kush është shqiptari që ndihmonte bosin e Cosa Nostras në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas arrestimit të bosti të Cosa Nostras Giuseppe Guttadauro dhe djalit të tij Mario Carlo Guttadauro. Të dy akuzohen për lidhjet me mafian e Palermos dhe trafikim të kokainës nga Amerika Latine. Në tregtinë e drogës ai ndihmohej edhe nga një shqiptar emri i të cilit ka dalë së fundmi nga përgjimet e antimafias italiane.

Antimafia italiane ka regjistruar bisedat e vitit 2018 ku dëgjohet se si Guttadauro shpjegon planin e tij për të trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut.

Nga përgjimet zbulohet se “Doktori” flet me shtetasin shqiptar Bersni Besart Memetaj, të cilit, ish-kapoja e Palermos i ishte drejtuar për ta ndihmuar që të merrte një diplomë false në stomatologji për djalin e tij.

Në dosjen voluminoze të përgjimeve del shqiptari Mehmetaj i cili mburret se i përket një familjeje të fuqishme të krimit të organizuar.

Sipas mediave italiane trafikanti shqiptar shprehej se ishte në gjendje të trafikonte ngarkesa prej dhjetëra kilogramësh drogë në të njëjtën kohë dhe mund t’i shiste ato në një ditë të vetme, duke fituar 300 mijë euro .

Guttadauro ishte rikthyer tek mafia e Palermos ku së bashku me klanet Bagheria dhe Roccella po krijonte një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut dhe shqiptari Mehmetaj ishte ai që do të bënte transportin dhe furnizimin me drogë.

Grupi i drejtuar nga Guttadauro kishte dërguar në Brazil përmes një stjuardese rreth 300 mijë euro sapo dërgesa e drogës që vinte nga Amerika e Jugut të mbërrinte në Holandë.  Veprimtaria kriminale u zbulua edhe nga rrëfimi i të penduarit të drejtësisë Francesco Collettim, raporton Panorama.al referuar mediave italiane.

Sipas përgjimeve, thuhet se Guttadauro shprehet i shqetësuar kur informohet se një tjetër i penduar si Filippo Bisconti i ishte rrëfyer drejtësisë. Për këtë arsye, ai kishte vendosur që të kalonte stafetën tek djali i tij, për të qenë i lidhur me Cosa Nostran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat