Publikohet videoja kur shqiptari sulmohet me thikë nga greku për porosinë

Diaspora

Publikohet videoja kur shqiptari sulmohet me thikë nga greku për porosinë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 22:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Publikohet video e përplasjes fizike mes 43-vjeçarit grek dhe një 33 vjeçari shqiptar të cilët në shkurt të këtij viti u konfliktuan me njëri-tjetrin se kush duhej të dërgonte porosinë një klienti që kishte bërë te restoranti i tyre.

Nga pamjet duket se si greku ka rrëmbyer një thikë dhe ka ndjekur nga pas shqiptarin jashtë dyqnit, para syve të dhjetëra qytetarëve.

“Kam katër vite që punoj në këtë restorant në Vula. Unë punoj si shpërndarës i ushqimeve. Sot rreth orës 2 të pasdites teksa po flisja me autorin për një porosi, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen. Teksa po grindeshim me të madhe, ai më hodhi një lugë.

Unë e godita me grusht, kur shoh që ai mbante një thikë në dorë dhe filloi të përpiqej për të më goditur në bark. E ndalova sepse e kapa nga duart. Ai u përpoq të më godiste shumë herë. Provoi gati më shumë se 20 herë. Edhe kur u ndamë, ai donte të më sulmonte sërish me thikë, duke provuar të më gjuante në qafë dhe në bark. E pengova sërish dhe më pas më goditi me thikë në mes të shpinës. Gjithçka zgjati më shumë se 15 minuta,” i tha shqiptari Policisë greke. iefimerida.gr

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat