Në Linz të Austrisë u promovuan dy libra të mësuesit Izri Rexha

Diaspora

Në Linz të Austrisë u promovuan dy libra të mësuesit Izri Rexha

Nga: Ismet Sinani Më: 14 qershor 2022 Në ora: 23:36
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Në ambiente të përshtatshme për punë dhe në praninë e shumë dashamirëve të librit dhe të intelektualëve të Linzit u promovuan dy libra të mësuesit Izri Rexhës “Gjuha shqipe – dritë e diturisë 2” dhe “Mbi nostalgjinë e përhirtë” ( poezi).

Për librin e parë, mbi rëndësinë e tij, foli Ismet Sinani publicistë dhe mësues i gjuhës shqipe. Ai ndër të tjera potencoj se teksti në fjalë është shkruar me një kujdes të përkushtuar nga autori duke përzgjedhur dhe trajtuar tema si nga aspekti gramatikor, e po ashtu dhe nga aspekti letrar, të cilat përmbushin librin me njësi dhe tema mësimore që janë të përshtatshme dhe shkojnë në kontiutet të vazhdueshëm me moshën e nxënësve që në fakt edhe u dedikohet.

Për librin e dytë foli vet autori. Ai theksoi se poezitë janë hartuar kohë pas kohe dhe se trajtojnë tema të ndryshme. Autori, Izri Rexha, i përzgjodhi tri vjersha të cilat i lexoi vetë, ndërsa disa poezi të tjera me motive atdhedashurie u lexuan nga nxënësit, që ishin pjesët më freskuese dhe më romantike e gjithë këtij eventi kulturor . Për librat dhe vlerën e tyre diskutuan edhe disa nga të pranishmit: Antigona Elshani, mësuese dhe kryetare e shoqatës “Naim Frashëri”, profesor Milaim Zyrapi, veprimtari Xhevat Sylejmani njëri nga themeluesit të Shkollës Shqipe në Austri.

Të gjithë fplën fjalë miradie për librat e promovuar dhe shkollën shqipe që po zhvillohet tash e 29 vite, ndonëse herë-herë me sfida, po zhvillohet me plot sukses në qytetin Linz të Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat