Në Austri u mbajt kuizi i diturisë - Viena 2022

Diaspora

Në Austri u mbajt kuizi i diturisë - Viena 2022

Nga: Prof. Dr. Shkelzen Sinani Më: 21 qershor 2022 Në ora: 20:21
Në Austri u mbajt kuizi i diturisë - Viena 2022

Nën Patroninnen e SHMSHA „Naim Frashëri“ në Austri u organizza dhe uqmbajt Kuizi i Diturisë - Wiena 2022. Në praninë e shumë bashkatdhetarëve, një përfaqësueseje zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës(z.Buqe Thaqii Matoshi), një shoqate nga Itala(Gjergj Fishta, Trentin), Dritan e Irena Mashi,shoqata(Shqiponjat,Treisen), z.Hafir Elshani), filloi punimet KUIZI I DITUROSË - WIENA 2022, i 20 me radhë në nivel të Austrisë. Në këtë kampionat të diturisë morën pjesë 13 ekipe në dy cikle, nga 5 lande të Austrisë.

Puna e moderatorit iu besua nikoqirit, z.Osman Ademi, mësues me përvojë të gjatë në arsim dhe në veprimtari jashtëshkollore. Fillimisht, pasi kuizi i radhës ishte JUBILAR, i 20-ti me radhë, në shenjë respekt të punes së malhe dhe të palodhshme nga ana mësueseve/sëve në organizimin e kuizeve në Austri, u pasqyrua në formë filmi e në mënyrë kronologjike një kolazh me foto si dëshmi kohës për zhvillimet dhe mbajtjen e kuizeve ndër vite që nga viti 2000-2022(dy vite pandemi nuk u mbajt).

Ky film u përgatit dhe u punua nga z.Gani Sejdiu, kryetar i SHKSH „Fan S. Noli. Pastaj, në vazhdimësi, këtë event kulturo-arsimor, pasi i prezentoi moderatori, manifestini e përshëndetën, sipas hierarkisë, kryetarja e SHMSHA, z.Antigonë Elshani, përfaqësuesja nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, z.Buqe Thaqi Matoshi, kryetari i shoqates „Gjergj Fishta“ në Itali, z.Dritan Mashi dhe Irena Mashi, mësuese.

Para se të fillonte kuizi, në skenë u ftuan nxënëset që kishin fituar vendet e para në aktivitetet virtuale për nder të 17 Shkurit-Ditës se Pavarësisë së Kosovës: Adea Zenelaj dhe Ilire Qestaj. Shpërblimet ua dorëzoi z.Miradije Berisha, mësuese. Ashtu si pritej, nën drithmat e emocioneve dhe dëshirave të pafund të nxënësve, që të triumfonin në këtë kampionat të diturisë, nis gara.

Për këtë Kuiz të Diturisë ishin lajmëruar 13 ekipe garuese: tetë nga cikli i ultë e pesë nga cikli i lartë dhe komisioni verifikues që do të kujdesej për njohuritë e nxënësve; Ismet Sinani, Qefsere Bislimi dhe Ibrahim Hasanaj. Ekipet ishin shumë mirë të përgatitura. Pas një gare shumë të fortë dhe mjaft të barabart, fituan këto ekipe: Ekipet fituese Cikli i lartë: 1. "Flamuri"-mësuesi Ismet Sinani,Linz 2. "Shqiponja e madhe"- mësuesi Izri Rexha,Linz 3. "Suliotët "- mësuesja Antigone Elshani,Traisen Cikli i ulët: 1. " Afrim Zhitia"- mësuesi Ibrahim Hasanaj, Gänsendorf 2. "Llapi" -mësuesi Ismet Sinani,Linz 3. "Rozafa"- mësuesja Roza Ndrecaj, Rottenmann Pas përfundimit të garave në të dy nivelet, filloi pjesa argëtuese e programit me këngë e valle burimore shqipe( u këndua një këngë dhe u ekzekutuan katër valle).

Vajzat treguan lojra të mrekullueshme dhe me ekzekutime mjaft profesionale e artistike. Në fund fare u ndanë shpërblimet. Diku nga fundi i programit festiv, për të dytën herë, moderatori e lexoi listën e sponzoreve që ndihmuan financimin e këtij projekti të SHMSHA „Naim Frashëri“. : Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve "Fan Stilian Noli"në Austri, Shoqata "Shqiponja" Traisen, Z.Fidan Limani këshilli i qytetit,Traisen, Z.Azem Grabovci, pronar i furrës dhe ëmbëltores "Dielli" Vjenë "Benny Hathold" - këshilla,shitje,instalim, me pronar Arben Çekaj, Graz Z.Nisret Bujari , këshilli i qytetit , Baden, Mësuesja z.Besa Morina, Z.Naser Zenelaj,prind dhe Z.Valdet Arifi, prind Për pjesëmarrje dhe për kontrbut shumëvjeçar në procesin mësimor,në profesional dhe kombëtar u falenderuan z. Shefqet Gashi, mësues në pension dhe z.Bukurije Nimani, mësuese në pension. Shoqata u shpreh mirënjohje dhe i falenderim:

-Për pjesën teknike në pëcjelljen e rezultateve të nxënësve, z. Ilir Hasanaj, student - Komisionit për vlerësimin e njohurive të nxënësve(Ismet Sinani, Qefsere Bislimi dhe Ibrahim Hasanaj) - Nikoqirin, organizatorin dhe moderatorin Osman Ademin, mësues - Të gjitha nënat dhe motrat që u përkujdesën në pëgatitjen e ushqimit tradicional për të gjithë të pranishmit e këtij eventi kulturor. - Pjesa që mbeti e pashpjeguar dhe pa koment ishte mosprezenca dhe mosprania e përfaqësuesëve nga të dy ambasadat shqiptare; nga Ambasada e Shqipërisë dhe nga Ambasada e Kosovës. Autor: Ismet Sinani, mësues.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat