Athinë/ 70 nxënës përfundojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe

Diaspora

Athinë/ 70 nxënës përfundojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 21:58
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kush ka një synim të caktuar me punë dhe përpjekje arrin suksese. Suksesi sigurisht edhe këtë vit shkollor erdhi nga bashkëpunimet e shumta. Dhe e quaj të rëndësishme t’a filloj nga falenderimet dhe mirënjohjet që mbaj për secilin që kontribuoi për mësimin e gjuhës shqipe në tri pikat shkollore ku kam themeluar dhe zhvilloj mësim e gjuhës shqipe, pra në: RENDI-ASPROPIRGO- ATHINË, ku u shpreh mirënjohjen të gjithëve duke iu uruar suksese dhe mbarësi në jetë.

Rëndësi të veçantë për të festuar ceremoninë e përfundimit të vitit shkollor tregoi Bashkia e Rendit. Z.ΓΙΏΡΓΟ ΙΟΑΚΕΙΜΙΔΗ ,Kryetar i Bashkisë së Rendit- Nikias si dhe Znj.ANNA LΙΑΝΑΠΟΥΛΟΥ, Përfaqësuese Arsimit dhe Kulturës për Bashkinë e Rendit, ku plotësuan më së miri kërkesën time duke përgatitur enkas mjedisin e përshtatshëm për të festuar, në Sallën e Këshillit Bashkiak të Bashkisë në Rendi.

Ajo sallë tregonte më së miri vlerësimin që i bënë kërkesës sime, dhe për këtë iu shpreh mirënjohjen time.

Me shume dashamirësi tejet i përkushtuar Kryetari i Bashkisë priti nxënësit, prindërit ,komunitetin shqiptar dhe Deklarata e Përshëndetjes së tij ishte mesazhi më i mirë i bashkëpunimit real që kemi për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe me Bashkinë e Rendit.

Ndoshta është mirë të informoj komunitetin shqiptar për historikun, se e para Pikë Shkollore e Gjuhës Shqipe në Athinë që është hapur në marrëveshje zyrtare nga autoritetet greke është, Pika shkollore në Rendi, themeluar nga bashkëpunimi i mësueses vullnetare znj. Lefteri Metkaj dhe z.Γιώργος Ιοακειμιδης, Kryetar i Bashkisë Rendi.

Ndjej të falenderoj në këtë përfundim të vitit shkollor 2021- 2022 çdo mësues e veprimtar në Greqi dhe Diasporë që kontribuoi për mësimin e gjuhës shqipe.

Falenderoj me mirënjohje Ambasadoren znj. Luela Hajdaraga Gila dhe Koordinatoren znj. Joneda Dodaj për bashkëpunimin e dobishëm të çeljes së Pikave Shkollore në Aspropirgo dhe Athinë dhe mbështetjen e përherëshme.

Falenderoj dhe vlerësoj perkushtimin, e z. Fitim Gllareva, Ambasador i Zyrës së Kosovës në Greqi, i cili ka qenë përherë i angazhuar pranë nxënësve me mjetet shkollore dhuratë dhe dashurinë e tij.

Falenderoj dhe mirenjohje per znj. Mimoza Hysa, Drejtore e QBD-së , për bashkëpunimin si dhe  z.Dorian Doka që na nderoi në ceremoninë e hapjes së pikës shkollore në Athinë.

Faleminderit nga zemra gjithë komunitetit shqiptar në Greqi që ka luajtur një rol të madh në këtë sukses, ku kanë qenë pranë meje me ndihmën e tyre në realizimin e misionit tonë të përbashkët në ruajtjen e identitetit tonë.

Ndjej te falenderoj hartuesit e tekstit

mësimor vjetor, “Të mësojmë Gjuhën Amtare dhe Kulturën Shqiptare, 1.2.3” dhe pikërisht znj. Fatmiroshe Xhemalaj ku më ka ndihmuar me këshillat si specialiste shkencore në këtë botim.

Nxënësit që ndjekin rregullisht mësimin e gjuhës shqipe në tri pika shkollore si: Në Rendi – Në Aspropirgo – Në Athinë, filluan programi mesimor me 19.09.2021 dhe e përfunduan me sukses të plotë më 18. 06.2022. Morën pjesë nxënës nga mosha 7 deri në 24 vjeç, të ndarë sipas moshës dhe nivelit të njohurive.

Shumë të gatshëm kësaj ceremonie festive iu bashkuan artistët, Teuta Pango, Anxhela Engjellushe Agolli dhe çifti simpatik Profesor Jani Kaci & Mirela Kaci Floku , artistët tanë të mrekullueshëm, këngëtarë që treguan përkujdesje të madhe për fëmijët tërësisht gjatë gjithë festës, dhanë fuqishëm këngën, dashurinë, respektin për prindërit duke i inkurajuar e përshëndetur që sjellin fëmijet të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe.

Një përqafim dashurie, respekti, mirënjohje që më mbetën kujtime të bukura janë për bashkëpunëtorët që morën pjesë, z.Jovan Mëhilli, Kryetar Nderi i LMSHG-SË, znj.Pandora Gjoliku, Mësuese veterane, firmëtare e krijimit të LMSHG-se, znj.Natasha Dervishi-Metani,

Kryetare e Shoqatës së Gruas “Vaçe Zela” znj. Arlinda Isarai, Kryetare e Shoqatës “Me Ju dhe për Ju”, znj.Irma Zaka, Mësuese e gjuhës shqipe, znj. Sofia Cambiri Psikologe, Përfaqësuese e Organizatës “Jeta”, znj. Valdete Sakiqi, Aktiviste e shquar në komunitetin shqiptar, znj. Violeta Gusho-Bello, Përfaqësuese e Shoqatës “Korça”, znj. Elida Prifti, Aktiviste e shquar nq komunitetin shqiptar, etj…

Shumë dëshirë kisha që ta mbyllja sa më hareshëm vitin shkollor, doja që fëmijët të ndiheshin të lumtur. Sepse përpjekjet e tyre që mësuan gjuhën shqipe meritojnë vëmendjen tonë.

Dhe shumë bashkëpunëtorë u gjendën këtu në këtë ceremoni festime duke përshëndetur me një përgëzim në gjuhën shqipe, dikush me një mesazh, dikush me këngë, të tjerë me një urim prindëror. Urime plot dashuri përmalluar ishte dhe përqafimi i gjyshërve për mbesën, nipin, për nxenësit dhe për mësuesen.

Atdhedashuria është ndjenja më e lartë dhe kjo dëshmohet me përkushtimin dhe kontributin që jep.

Përkushtimi im ka qenë i pandarë njëkohësisht me prindërit, pa ndihmën e tyre nuk mund të mbajë mbi supe 70 nxënës dhe të hapja tri pika shkollore shume larg njëra nga tjetra.

Prindërit e këtyre 70 nxënësve punojnë shumë për të arritur gjithçka që synojnë për fëmijet e tyre. Jam pjesë e mundimeve të tyre, i shoh vështirësitë e tyre deri në pikën e djersës të çdo ditë pune, jam krah tyre jo vetëm me përkushtimin si mësuese por edhe me ndihmën time kur u nevojitet.

Ishte një vit shkollor plot punë, mund, realizim të programit mësimor deri në faqen e fundit të tekstit, përmbushje të projekteve dhe të aktiviteteve shkollore.

Mirënjohje për gjithçka, suksese nxënës dhe pushime verore të gëzuara të kaloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat