Vrau bashkëatdhetarin dhe plagosi 2 të tjerë, merr fund arratia e shqiptarit në Itali

Diaspora

Vrau bashkëatdhetarin dhe plagosi 2 të tjerë, merr fund arratia e shqiptarit në Itali

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 21:17
Artur Haxhiu

Qëlloi me armë duke vrarë një bashkëatdhetar, kapet shqiptari në Itali.

Artur Haxhiu, 55 vjeç, u arrestua nga policia e vendit fqinjë i akuzuar për vrasje. Në momentin e arrestimit ai ka kërcënuar se do të vetëdigjej pasi ishte larë në benzinë.

Në operacion morën pjesë me dhjetëra karabinierë në Veneton lindore

Haxhiu ka qëlluar me armë zjarri 3 kolegë në Bibione, punonjës të Agjencisë Europa. Një vdiq dhe dy të tjerë u plagosën. Të hënën në mbrëmje, një shofer i lajmëroi policinë në zonën e San Filippo, se kishte parë 55-vjeçarin. Por, kur policia arriti atje, shqiptari ishte zhdukur.

Ndërkohë, hetuesit kanë rindërtuar motivin e sulmit të shqiptarit ndaj tre bashkatdhetarëve të tij.

Para dy vitesh 55 vjeçari u dënua me dy muaj burg pasi kanosi me thikë një nga shqiptarët. Dy kolegët e tjerë kishin dëshmuar kundër tij dhe në favor të të dëmtuarit, shkruajnë mediat italiane.

Të enjten, ushtria, pas tre ditë kërkime dhe patrullime pa ndërprerje në të gjithë territorin në kufirin me Friuli Venezia Giulia, i dha fund aventurës së tij. I arratisuri, i cili ndodhej në një autobus përgjatë itinerarit Portogruaro – Latisana – San Michele al Tagliamento – Bibione, u njoh nga një shtetas i cili kontaktoi menjëherë 112 duke treguar se ku ndodhej i kërkuari. Në momentin e arrestimit ai kërcënoi se ishte i lagur me benzinë. Por karabinierët e neutralizuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat