Publikohet momenti i përplasjes së shqiptarit me armë në Athinë

Diaspora

Publikohet momenti i përplasjes së shqiptarit me armë në Athinë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 09:27
Një automjet “Mercedes- Benz” ka hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motori, duke e plagosur rëndë këtë të fundit.

Gjatë një përleshjeje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Athinë, mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën katër, dy prej të cilëve policë. Dy shtetasit shqiptarë të vrarë mësohet se janë Jani T. dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve.

Burime të ELAS-it raportuan për APE-MPE se pak pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, ka pasur një sherr mes shtatë personave, pa u bërë ende të ditura arsyet.

Një automjet “Mercedes- Benz” ka hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motori, duke e plagosur rëndë këtë të fundit.

Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona, mes të cilëve në timon edhe babai i viktimës . Duke parë ngjarjen, ky i fundit ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” duke lënë të vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga një automjet në lëvizje duke mbetur i plagosur.

Një tjetër person ndërkohë ka dalë nga automjeti tip “Mercedes-Benz” dhe me kërcënimin e një arme ka ndaluar një mjet në rruge duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku burimet flasin se ka tentuar të grabisë një karburant dhe një market.

Më pas ka dalë në rrugë dhe ka ndaluar një patrullë policie duke e menduar për taxi. Sapo ka parë policët ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur ndërkohë që edhe policët janë kundërpergjigjur duke e vrarë shqiptarin.

Mësohet se dy shqiptarët e vrarë, të cilët rezultojnë shokë me njeri-tjetrin pasi të dy ndodheshin në automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë të arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë.

Policia iu përgjigj zjarrit, duke plagosur për vdekje autorin e armatosur. Dy efektivët e policisë të plagosur janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës.

Rastin po hetohet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat