Bënte ‘namin’ me drogë në Itali, e pëson 21-vjeçari shqiptar

Diaspora

Bënte ‘namin’ me drogë në Itali, e pëson 21-vjeçari shqiptar

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 19:06
Policia italiane

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 21-vjeçar shqiptar, pasi u ndalua teksa kishte dalë për të shitur drogë, nën prezencën e një të mituri 17 vjeç në makinë dhe një mikut të tij italian.

Sipas mediave përtej Adriatikut, droga në posedim të shoferit 21-vjeçar ishte e mbështjellë me një figurë “aliene” magjepsëse dhe fjalët “Alien og”.

Të rinjtë u ndalën në një postbllok në Viale Stucchi, ku gjatë kontrollit u gjet lënda narkotike.

I riu shqiptar i ditëlindjes 2001 jetonte ilegalisht në Itali dhe iu gjet në çantën e shpinës qesja me 4 doza hashash, me peshë totale rreth 380 gramë, dhe 200 euro, të ndara në kartëmonedha me prerje të vogël.

Droga ishte e paketuar në 4 pako, me peshë rreth 95 gram secila, e mbushur me celofan transparent dhe ngjitës. I arrestuar pasi ka pranuar fajin është dënuar me 1 vit e 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë.

Dy pasagjerët e tjerë ishin 17-vjeçari, po shqiptar, i cili u dërgua në shtëpinë e nënës së tij dhe italiani 31 vjeç, të cilit iu gjet në portofol 1 mbështjellës celofani me rreth 0.4 gramë kokainë dhe u sanksionua për përdorim personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat