Libri ”Pylli i çuditshëm” autorit Sokol Demaku, vjen si himni jetës dhe forcës njerëzore

Diaspora

Libri ”Pylli i çuditshëm” autorit Sokol Demaku, vjen si himni jetës dhe forcës njerëzore

Nga: Suela Gjeci Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Këto ditë doli nga shtypi në shqip romani ”Pylli i çuditshëm”i autorit Sokol Demaku, përkthyer nga suedishtja nga vet autori, në roman me 100 faqe në botim të Shoqatës ”Sokol Demaku” Shtëpi botuese nga Borås i Suedisë e shtypur në Lena Graphic Prishtinë.

Figura shumëdimensionale e Shahës, prezentohet si nënë, si grua, si simbol i vazhdimësisë. Brenga e luftësjetoi gjatë në vendlindjen e autorit duke shoqëruar mendimet për librin në botimin e tij.

(Fundshkurti i vitit 1998 - fillimqershorin e vitit 1999, botim i vitit 2022)

Ja një shenim nga fjala e Suela Gjeci, mësuese Gjuhe dhe letërsie në Shkollen nëntëvjecare 14 Nëntori në Tiranë me rastin e promovimit të romanit ”Pylli i çuditshëm”.

Lufta, shenja e pashmnagshme në trupin e cdo kosovari, u bë geni i trashigiminisë, u bë pjesë e ADN-së shqiptare.

Kur jeton në kujtime, krijon një lidhje me një fije të padukshme me të kaluarën, të cilën e merr me vete kudo, të pa shkëputur nga vetja, e kështu e shkuara mbetet e afërt dhe ndjehet në cdo frymëmarrje. Gëzimi nuk është i plotë, dicka e mban pezull lumturinë, edhe kaq kohë pas kufte.

Ma përshkonte gjithë trupin, kujtimi i së shkuarës. Ndihesha sie burgosur në vetën time, në jetën time. Nuk dija ende ku ta kërkoja jetën, shprehet Shaha.

Gjuha e thjeshtë, e drejtpërdrejtë. Fjali të shkrutëra, të plota në mendime. Një roman që nxiton në rrefim e që pasqyron një realitet të prekshëm, një realitet që ndjehet.

Rrëfimi në vetën e parë e merr lexuesin me vete, e vendosë atë brenda jetës së Shahës, e të duket sikur edhe ti merr frymë me përsonazhin,sheh me sytë e saj e të mbahet fryma kur ajo ndjen frikë.

Panorama e luftës zhvillohet para lexuesit aq e vërtetë, sa në një moment duhet të ndalosh, të mbushesh me frymë, që të kesh zemër të vazhdosh.

Lufta, trishtimi dhe zymtësia në shoqërinë e sotme errësuan dhe ulën besimin në të ardhmen dhe lumturinë për të pasur një jetë me të mirë. Lufta tradhëtoi mendimet dhe mendjen e njerëzve- shprehet Shaha në një tjetër pasazh.

Humanizmi frikësohej nga terrori, stepej nga frika. Pergjimi pas perdeve ishte forca e vetme dhe mbështetja që mund të jepej në ato momente.

”…plagët e shkaktuara nga ata që duken si njerëz, por nuk janë”,-kështu i quan Shaha agresorët.

Brenga e luftës, vdekja, pasiguria, humbja e babait nuk patën të njejtin e efekt tek fëmijët sa frika nga humbja e nënës në Pyllin e çuditshëm.

Pylli i çuditshëm, pyll i errët i nënvetëdijes. Autori e sjell pyllin në dimensjonin jetësor. Ai përfaqëson botën e brendshme të përsonazheve protagonist. Të gjithë frikat e tyre u përmbldohën te ai pyll, siumbol i të kaluarës. Mensuri nuk donte të shkonte me frikën se mund të takonte kujtimin e së shkuarës.

Drita Como në një intervistë shprehet: ”Nuk jam rastësisht udhetare e rrugës sime”.

Me duket sikur Shaha nuk është rastësisht udhëtare e rrugës sësaj. Ajo gjeti forcën, kurajon, nbajti mbi vete dhembjen dhe ia doli. Po ia doli, sepse është një nënë, një grua simbol i vazhdimësisë, është himni i jetës dhe i forcës njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat