Kërkohej për trafik droge në Britani, arrestohet në Itali 27-vjeçari shqiptar

Diaspora

Kërkohej për trafik droge në Britani, arrestohet në Itali 27-vjeçari shqiptar

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 14:55
Policia italiane

Një 27-vjeçar shqiptar mësohet se është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike për trafik droge.

I riu shqiptar përveç akuzës për trafik droge, ishte në kërkim dhe për plagosje, vjedhje dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit në shtator 2020 në Kent të Anglisë.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se pasi kanë marrë një denoncim nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, hetuesit kanë rënë në gjurmë të të kërkuarit, me banim në Genova, por që në fakt jetonte në provincën e Savonës.

Shqiptari i arrestuar është dërguar në një burg në Genova, në dispozicion të organeve të drejtësisë, për të kryer procedurën e ekstradimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat