Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane reagon pas fatkeqësisë në Koçan

Diaspora

Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane reagon pas fatkeqësisë në Koçan

Më: 16 mars 2025 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane është thellësisht i pikëlluar nga lajmi i zjarrit shkatërrues në Koçan, i cili ka marrë jetën e 59 të rinjve dhe të rejave.

Nëpërmjet një deklarate, AARC i shpreh ngushëllime të përzemërta familjarëve të viktimave dhe popullit të Maqedonisë në këtë kohë tepër të vështirë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me ata që janë në pikëllim për humbjen e të dashurve të tyre dhe me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë.

Në këtë kohë zie kombëtare, ne solidarizojmë me ju. Sot jemi të gjithë të bashkuar në pikëllim”, thuhet në reagimin e tyre.

Deri më tani 59 persona janë raportuar të vdekur dhe rreth 155 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore pas zjarrit që shpërtheu brenda një klubi të natës në Koçan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat