I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 19:56
Ilustrim

jë shqiptar i moshës 35-vjeçare është arrestuar në shtetin italian i akuzuar për dhunë të rëndë në familje.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije për mediat, dhunonte sistematikisht të dashurën e tij 23-vjeçare. Sulmi më i rëndë është ai i 20 korrikut kur shqiptari e goditi në mënyrë brutale me bishtin e një fshese.

Si pasojë e sulmit ajo pësoi thyerje të hundës dhe lëndime të tjera, me një prognozë prej të paktën 30 ditësh.

Masa e sigurisë “arrest me burg” u pa si e arsyeshme nga gjyqtari i çështjes për shkak të shkallës së seriozitetit të ngjarjes dhe mundësive të përshkallëzimit të sulmeve fizike. Sakaq, 35-vjeçari shqiptar nuk ishte i pajisur me leje qëndrimi në shtetin italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat