Arrestohet 22-vjeçari shqiptar me 200 kilogramë kokainë në Romë, zbulohet depoja e madhe e drogës

Diaspora

Arrestohet 22-vjeçari shqiptar me 200 kilogramë kokainë në Romë, zbulohet depoja e madhe e drogës

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Karabinierët e Romës, pasi në banesën e tij u gjetën rreth 200 kilogramë kokainë dhe mjetet të kompletuara për shpërndarjen e drogës.

Gjatë kontrollit të kryer pas dyshimeve të oficerëve që e vunë re duke u fshehur në mënyrë të dyshimtë në rrugë, në shtëpinë e tij u zbuluan 8 qese të mbushura me kokainë, të ndara në 191 pako që mbanin logo të ndryshme, një “markë” e dedikuar për të gjitha shijet e konsumatorëve, raportojnë mediat në Itali.

Sasia e drogës korrespondonte me rreth 8 mijë doza, me një vlerë të mundshme prej 16 milionë eurosh, të cilat do të financonin aktivitetet e grupeve kriminale në Romë.

Në makinën që përdorte i arrestuari, policia gjeti gjithashtu një sistem të sofistikuar për të fshehur drogën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat