Shërbimi i karabinierëve të stacionit të Viserba të Riminit në Itali ka arrestuar një 42?vjeçar shqiptar, i cili u kthye në mënyrë të paligjshme në Itali edhe pse kishte një urdhër dëbimi të ekzekutuar më parë.
Shqiptari u arrestua gjatë një patrullimi në një rrugë dytësore të lagjes Torre Pedrera, ku karabinierët ndaluan një makinë me targa të huaja në të cilën udhëtonin dy burra. Përpara oficerëve, shqiptari paraqiti patentë dhe pasaportë origjinale shqiptare, por nuk mund të sqaronte pse ishte në territorin italian, pasi nuk kishte leje qëndrimi të vlefshme.
Sipas mediave italiane, pas një kontrolli fillestar që ngriti dyshime mbi identitetin e tij, shqiptari u dërgua në komisariat për verifikime më të thelluara, ku u zbulua se 42?vjeçari kishte qenë më parë subjekt i një urdhri dëbimi nga Questura e Barit në vitin 2023, me ndalim të ri?hyrjes në Itali.
Për të shmangur këtë ndalim, ai ishte kthyer në Shqipëri dhe ishte martuar duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij. Me këtë identitet të ri ai siguroi dokumente të reja dhe me to hyri ilegalisht përsëri në Itali, duke shpresuar se nuk do të identifikohej nga autoritetet.