I dënuar për drogë, Italia dëbon shqiptarin, e kthen me tragetin e parë nga Bari!

Diaspora

I dënuar për drogë, Italia dëbon shqiptarin, e kthen me tragetin e parë nga Bari!

Më: 19 mars 2026 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Policia italiane ka dëbuar në mënyrë të menjëhershme një shqiptar të dënuar më parë për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shefi i Policisë së Provincës së Frosinones ndoqi dekretin, duke urdhëruar shoqërimin e të riut në kufirin detar të Barit, një operacion që përfundoi dje.

Ndaj shqiptarit ishte lëshuar urdhër dëbimi nga Gjykata, pasi kishte përfunduar edhe dënimin për lëndë narkotike.

“Operacione të mëtejshme që synojnë luftimin e imigracionit të paligjshëm do të kryhen nga Policia e Shtetit në ditët në vijim, për të mbrojtur sigurinë urbane dhe rajonale”, njoftuan autoritetet italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat